Bashkimi e ka siguruar një vend në “Final Four” të Ligës Ballkanike, që do të zhvillohet më 14 dhe 15 prill 2018 në Samokov të Bullgarisë.
Pavarësisht disfatës nga BC Akademik Bultex 99 me shifrat 86:94, prizrenasit falë triumfit në ndeshjen e parë me rezultat më të thellë, 94:81 ia dolën të zënë vend në mesin e katër ekipeve më të mira të kësaj lige.
Për Bashkimin pjesëmarrja në “Final Four” është historike, pasi kjo është hera e parë që e siguroi një vend në katërshen e madhe pas disa tentimeve në të kaluarën.
Skuadra nga Kosova në gjysmëfinale do të përballet me ekipin bullgar, Rilski Sportist më 14 prill.
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj