Barcelona është duke menduar nënshkrimin me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogban.
Zëvendësimi i Andres Iniestas është tejet i rëndësishëm pas largimit të mesfushorit spanjoll nga klubi në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
Prandaj, sipas gazeta spanjolle ‘Don Balon’, trajneri Ernesto Valverde është duke kërkuar nënshkrimin me Pogban. Thuhet se çmimi që mund të kërkohet nga “Djajtë e Kuq” mund të jetë një pengesë për këtë transferim.
Raporti shton se në rast se një marrëveshje me Pogban është e paarritshme, Barcelona do të ketë si shënjestër nënshkrimin me Miralem Pjanicin e Juventusit ose yllin Christian Eriksen të Tottenhamit.
E ardhmja e Pogbas vazhdon të mbetet në dyshime pas një sezoni të vështirë që detyroi Jose Mourinhon ta largoj nga formacioni startues./arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...