Ditën e djeshme Milani arriti akordin për të marrë mbrojtësin e majtë francez Theo Hernandez, nga Reali i Madridit, duke e çuar në tre numrin e lojtarëve që luajnë në këtë pozicion të fushës, bashkë me Ricardo Rodriguez dhe Diego Laxalt.
Natyrisht që të tre nuk mund të qëndrojnë në Milano dhe duket se do të jetë zvicerani Rodriguez, që do të lërë kuqezinjtë, për t’u larguar drejt Spanjës, ku kërkohet nga klubi i Barcelonës.
Katalanët kanë piketuar zviceranin si futbollistin që do të bëjë rezervën e Jordi Alba, i cili për shkak të moshës, nuk mund të përballojë plotësisht ngarkesën e një sezoni dhe janë gati t’i paguajnë 15 milionë euro Milanit, për Rodriguez.
Ky i fundit erdhi në Milano në verën e 2017-ës për 18 milionë euro dhe kuqezinjtë e Milanit do të ishin të lumtur po të arkëtonin 15 milionë këtë verë, pasi do të pastronin organikën dhe do të përmirësonin bilancet.
Vizitori kanos oficerin korrektues në Dubravë, intervenon Po...
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...