Problemet nuk kanë të ndalur për trajnerin e Hansi Flick, i cili po përballet me mungesa të shumta para ndeshjes vendimtare në gjysmëfinale të Kupës. Pas dëmtimit të Frenkie de Jong dhe mungesës së Eric García për shkak të pezullimit, një tjetër goditje e rëndë ka ardhur në orët e fundit.
Klubi katalanas ka konfirmuar se Robert Lewandowski nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e kthimit kundër Atlético Madrid, pasi pësoi një goditje në syrin e majtë gjatë ndeshjes së së shtunës ndaj Villarreal.
Sipas raportit mjekësor të publikuar nga klubi, sulmuesi polak ka pësuar “një frakturë kockore në pjesën e brendshme të orbitës së syrit të majtë”, duke e përjashtuar përfundimisht nga kjo përballje shumë e rëndësishme.
Megjithatë, pavarësisht kësaj mungese të madhe, te Barcelona vazhdon të mbizotërojë besimi për një përmbysje të mundshme. Në mungesë të një sulmuesi klasik, pritet që Ferran Torres të marrë rolin kryesor në repartin ofensiv.
Ndërkohë, talenti i ri Marc Bernal pritet të zëvendësojë De Jong në mesfushë, ndërsa Gerard Martín pritet të mbulojë hapësirën e lënë bosh nga Eric García në mbrojtje.
Kujtojmë se Barcelona u mposht në ndeshjen e parë me rezultat 4-0./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë