Benjamin Pavard mund të nënshkruajë me Barcelonën në afatin kalimtar të janarit.
Mbrojtësi francez i Stuttgartit është një nga lojtarët më të kërkuar këtë afat kalimtar, me Barcelonën që do të synojë të fitojë garën ndaj Napolit dhe Bayern Munich.
“Negociatat e Pavard për transferim në ‘Camp Nou’ kanë filluar”, raporton gazetari italian Gianluca di Marzio.
Thuhet se drejtuesit e Barcelonës tashmë kanë biseduar me agjentët e reprezentuesit francez, dhe oferta zyrtare nga katalanët pritet t’i mbërrijë shumë shpejtë Stuttgartit, e cila do të jetë 50 milionë euro.
Barcelona synon që të arrijë marrëveshje tani me gjermanët, por transferimi i Pavard në ‘Camp Nou’ të ndodh në muajin korrik.
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...
Fundi i vetmisë dhe lidhjeve të këqija: Pesë shenja që në sh...
Çfarë shkakton migrenën?