Ballkani e ka mposhtur me rezultat bindës 3-0 Prishtinën e Re, në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.
Arbër Potoku realizoi në minutën e 40-të për epërsinë fillestare, shkruan Arbresh.info.
Kurse me dy gola të Almir Kryeziut, suharekasit vulosën fitoren në pjesën e dytë. Fillimisht Kryeziu shënoi në minutën e 54-të, pastaj edhe në të 65-tën.
Deri në fund gola tjerë nuk pati dhe Ballkani me këtë fitore ngritët në pozitën e dytë në tabelë me 15 pikë.
Prishtina e Re bie në pozitën e parafundit me gjashtë pikë./Arbresh.info
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...