Ballkani i është kthyer fitoreve duke mundur Drenicën me rezultat minimal 1-0, të dielën në kuadër të javës së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Dueli mes suharekasve dhe drenicasve, ka dhuruar një përballje e luftuar, ku vendasit krijuan shumë raste shënimi që në pjesën e parë.
Nikoqirët regjistruan tetë goditje drejt portës së mysafirëve, por portieri Kenan Haxhihamza ishte në superformë, duke bërë pritje vendimtare që mbajtën rezultatin 0-0 deri në pushim.
Në fraksionin e dytë të kësaj sfidë, Drenica u përpoq të merrte kontrollin e lojës, por pa arritur të gjejë golin. Vendasit shfrytëzuan një mundësi në minutën e 78-të, kur braziliani Giovanni Ribeiro u gjend në vendin e duhur në zonë dhe shënoi për 1-0, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.
Me këtë sukses, Ballkani rikthehet në krye të tabelës me 39 pikë, një më shumë se Drita që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse, Drenica mbetet në fund të renditjes me vetëm 21 pikë.
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...
1500 shqiptarë në Dubai, ambasadori Kurtezi: Nuk ka vend për...
Man United vazhdon formën e jashtëzakonshme – fiton ndaj Cry...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane dhe civ...
Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi
Ambasada amerikane paralajmëron për rrezik në Irak