Google ADS

Bajrami deklarohet pas ndeshjes: Jemi gati, në Evropian do të luftojmë për çdo pikë

21:49 | 7 Qershor 2024
.

Gol dhe asist, Nedim Bajrami ishte protagonisti i madh në suksesin 3-1 përballë Azerbajxhanit, teksa në “KUQEZI” në SuperSport 2, ai theksoi:

“Në Kombëtare jemi të gjithë të motivuar. Goditjet nga jashtë i kemi, i provojmë çdo herë. Herën e kaluar supergol Asani, sot unë, të vazhdojmë kështu…

Italia? Të luftojmë për çdo pikë dhe çdo top. Jemi përgatitur shumë mirë këtu në Austri. Besoj se jemi gati.

Broja? Kuptohemi shumë mirë, brenda dhe jashtë fushë. Ai është rikthyer nga dëmtimi, ndihemi shumë mirë bashkë. E dimë se do të jetë e vështirë, por do të japim maksimumin në Europian”, u shpreh 25-vjeçari nga Tetova.