Bad News Eagles ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në turneun kualifikues ESL Challenger League Season 43.
Ndeshja e zhvilluar ndaj ekipit PALOMA nuk përfundoi në të mirë të ekipit shqiptar, pasi pësuan humbje me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.
Edhe pse e nisën mirë duke fituar mapin e parë ‘Ancient’ me rezultat 16-11, nuk arritën që këtë ta përsërisin në dy mapat e tjera.
Në ‘Mirage’ u mposhtën me rezultat 16-14, ndërsa në ‘Nuke’ pësuan humbje me rezultat më të thellë 16-8.
Pas kësaj humbje Bad News Eagles kalon në ‘Lower Bracket’ të turneut kualifikues ESL Challenger League, ku po garojnë për t’u kualifikuar në ligën tjetër ESL Pro League. /telegraf
Nis një operacion shpëtimi në majen e Lubotenit, ShKShMK del...
Martinelli afër largimit nga Arsenali, Arteta e do yllin e A...
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës
S’shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihe...
7 viktima nga vapa në Francë, vala e të nxehtit përfshin edh...
SPAK jep detaje për aksionin me anti-mafian italiane, arrest...