Real Madridi ka shënuar fitore të jashtëzakonshme me rezultat 2-1 ndaj Barcelonës në ndeshjen e 10-të të La Ligas.
Pas humbjes së Bacelonës, babai i Lamine Yamalit, Mounir Nasraoui, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjete sociale – këtë herë me një postim të shkurtër, por domethënës në “Instagram Story”.
Si babai ashtu edhe Yamal kishin dhënë shumë fjalë para se të niste “El Clasico”, megjithatë katalunasit dukshin të humbur në dominimin e plot madrilen.
“Për fat të mirë, ai është vetëm 18 vjeç. Shihemi në Barcelonë”, shkroi Mounir menjëherë pas fishkëllimës së fundit në “Santiago Bernabeu”, në një ndeshje ku djali i tij ishte një nga të paktët lojtarë të Barcelonës që spikatën pavarësisht humbjes.
Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 27 pikëve, kurse Barcelona mbetet me 22 sosh./Arbresh.info
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...