Babai i Shkodran Mustafi ka thënë se mbrojtësi shqiptar do të vazhdojë qëndrimin në Arsenal dhe nuk do t’i bashkohet Interit.
Mbrojtësi i Gjermanisë duket se do të largohet nga klubi në Emirates Stadium pasi ishte lënë jashtë skuadrës së trajnerit Arsene Wenger në disfatën 4 me 0 të së dielës ndaj Liverpoolit në Anfield, transmeton portali arbresh.info.

“Nerazurrët”, të cilit mësohet se janë duke kërkuar për të përforcuar opsionet në mbrojtje në ditën e fundit të afatit kalimtar, janë shfaqur si klubi kryesor pas shërbimeve të 25-vjeçarit. Megjithatë, babai i qendërmbrojtësit, gjithashtu edhe agjenti i tij, kanë thënë se djali i tij do të qëndrojë në Londër deri në një të ardhme të paparashikueshme.
“Unë jam agjenti i tij dhe jam këtu duke pushuar në shtëpi”, raportohet t’i ketë thënë ai mediave. “Asgjë nuk do të ndodhë sot”
Për shkak të kësaj, Interi besohet do të kthej vëmendjen e tyre te mbrojtësit e tjerë./arbresh.info/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...