Basketbollistët e Kosovës të shtunën kanë stërvitur në Prishtinë, para sfidës ndaj Danimarkës. Dardanët hyjnë në këtë ndeshje pas humbjes nga Norvegjia me rezultat 86:77.
Sfida ndaj danezëve është shumë e rëndësishme dhe basketbollistët kanë stërvitur maksimalisht për një rezultat pozitiv.
12-shja ndaj Danimarkës do të jetë e njëjta, si ndaj Norvegjisë. Atmosfera në ekipin e Kosovës ishte shumë e mirë dhe lojtarët janë shprehur të gatshëm për të dhënë më të mirën e tyre.
Ndeshja Kosovë-Danimarkë do të zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Takimi është i vlefshëm për kualifikueset e FIBA Eurobasket 2025.
Për shkak të masave anti-Covid do të lejohen vetëm 10% e tifozëve, të cilët duhet të kenë certifikatën e vaksinimit.
Biletat do të dalin në shitje të dielën nga ora 16:00 para “New Born”.
Aksident me fatalitet në Lushnjë, vdes 43-vjeçari
Osimhen në “radarin” e Atleticos, në rast të lar...
Qeveria themelon Fondin e Kujdesit Shëndetësor dhe ndan mbi ...
Nafta edhe pak më lirë sot, çmimi bie për disa centë
Pati sezon fantastik me Celticun, Engels tërheq vëmendjen e ...
Rama krahason Zvërnecin me Costa Navarinon: Shqipëria do ta ...