Real Madridi interesohet për Dumfriesin, Interi nis kërkimet për zëvendësues

08:38 | 2 Qershor 2026
D.H

Real Madrid ka kontaktuar me Inter për mundësinë e transferimit të mbrojtësit të djathtë holandez Denzel Dumfries, raportojnë mediat italiane.

Sipas raportimeve, Dumfries është një nga opsionet që po shqyrtohen nga gjiganti spanjoll për të përforcuar repartin defensiv gjatë afatit kalimtar veror. Ndërkohë, Interi thuhet se tashmë ka nisur të vlerësojë alternativa të ndryshme për ta zëvendësuar holandezin në rast të largimit të tij.

Në të njëjtën kohë, gazetari Mario Cortegana raporton se José Mourinho, i cili mund të marrë drejtimin e Real Madridit nëse Florentino Pérez rizgjidhet president i klubit, ka kërkuar katër përforcime të reja për skuadrën.

Sipas raportit, trajneri portugez dëshiron afrimin e: një mbrojtësi të djathtë, një mbrojtësi të majtë, një mbrojtësi qendre dhe mesfushori kreativ.

Dumfries konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë për të mbuluar krahun e djathtë të mbrojtjes, teksa Real Madridi po planifikon ndryshime të rëndësishme në përbërjen e skuadrës për sezonin e ardhshëm./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale