Listës së lëndimeve te Atletico Madrid u është shtuar edhe një emër, Rodrigo De Paul.
De Paul u largua nga fusha gjatë ndeshjes kualifikuese të Argjentinës kundër Bolivisë të martën si dhe humbi stërvitjen me klubin pas kthimit në Madrid.
Sipas mediave spanjolle, futbollisti do të humbasë ndeshjen hapëse të Atleticos në Champions League të martën, por pritet të jetë i gatshëm për derbin e javës së ardhshme në shtëpi kundër Real Madridit.
Te skuadra e Diego Simeone aktualisht vuajnë nga lëndimet edhe Reinildo Mandava, Caglar Soyuncu, Koke e Memphis Depay./rtk
Menendez: Paratë e gjetura në shtëpi ishin nga kursimet, jo ...
Kurti: Autorët e sulmit terrorist vepruan me mbështetjen e s...
Isufaj: Dy nga të vrarët e grupit terrorist me nënshtetësi t...
Gjendet vetura me armatim në parkingun e një hoteli në Banjs...
Tifozi i kërkon fanellën në gjuhën shqipe, Daku: Ndjenjë e m...
Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk ësht...