Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, përballet me rrezikun e mungesës në finalen e Europa League, nëse skuadra e tij kualifikohet ndaj Arsenal.
Argjentinasi do të jetë i skualifikuar në gjysmëfinalen e kthimit në Madrid, pasi u përjashtua nga gjyqtari në takimin e parë të barazuar në Londër, si pasojë e një proteste të ashpër ndaj kryesorit.
UEFA bëri të ditur se të premten, 24 orë pas gjysmëfinales do të shqyrtojë sjelljen e trajnerit dhe me shumë gjasa ai do të skualifikohet për dy ndeshje. Ndeshjen e dytë do ta shlyejë në finale, ose në edicionin e ardhshëm të Champions League, ku Atletico e ka siguruar qëndrimin si rrjedhojë e renditjes në La Liga.
Simeone nuk akuzohet vetëm për sjelljen ndaj gjyqtarit, por edhe për faktin se ka komunikuar me stafin e tij që ishte në stol, edhe pse kjo nuk lejohet me rregullore.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...