Atalanta ka arritur të shënoj fitore me rezultat 4-0 në kuadër të raundit të shtatë në Ligës së Kampionëve ndaj Sturm Grazit.
Vendasit shënuan herët me anë të Reteguit në minutën e 12-të, shkruan Arbresh.info.
Katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Atalanta shënoi sërish mirëpo goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Mirëpo rezultati u dyshifrua në minutën e 58-të me golin e Pasalicit. Pesë minuta më vonë, De Ketelaere trefishoi rezultatin.
Tjetër gol u shënua në minutën e fundit të kohës së rregullt ku realizoi Ademola Lookman. Ndërsa në minutën e pestë shtesë u shënua edhe goli i fundit në këtë sfidë nga Brescianini.
Me këtë fitore italianët janë në kuotën e 14 pikëve dhe ndodhen në pozitën e tretë, ku tashmë kanë siguruar fazën e radhës në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa austriakët kanë tre pikë dhe eliminohen nga ky kompeticion pas kësaj disfate./Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...