Kombëtarja shqiptare po vazhdon përgatitjet në Austri, teksa ditën e sotme e gjithë skuadra ka qenë e plotë dhe kanë përfunduar me sukses seancën e radhës stërvitore.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi është stërvitur nën urdhrat e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik.
Të gjithë lojtarët janë në formë të mirë fizike dhe në ndeshjen e të premtes ndaj Azerbajxhanit do të jenë të gatshëm edhe Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Simon Simoni, të cilët u lanë pushim në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit.
Kombëtarja vijon me përgatitjet intensive në kuadër të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, ndërsa të premten Shqipëria do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit, në stadiumin “Haladás Sportkomplexum”, në orën 19:00.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës