Mesfushori i Bayern Munichut, Arturo Vidal pritet të arrijë në Itali për të nënshkruar me Interin para përfundimit të kësaj jave.
“Nerazurrët” janë në prag të finalizimit të marrëveshjes me kilianin në formë huazimi me opsionin për blerje më pas, transmeton portali arbresh.info.
Klubi bavarez dëshiron t’i vazhdoj kontratën Vidalit edhe për katër vite të tjera para se t’i lejoj atij të kaloj në formë huazimi te gjiganti italian, me një çmim të përgjithshëm të marrëveshjes që pritet të jetë rreth 22 milionë euro.
Bazuar në ‘FCInterNews’, Vidali ka rënë dakord të nënshkruaj një kontratë tri vjeçare që i siguron atij 4.5 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset.
Uebfaqja beson se ish lojtari i Juves do të jetë në Itali para të shtunës, megjithëse disa nga testet mjekësore të tij mund të kryhen në Munich./arbresh.info/
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet
Nesër vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në fshatin Fra...
E papritur – Moza puth në buzë Ilir Shaqirin në Ferma ...
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...