Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqësore

20:05 | 10 Maj 2026
E.H

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të subvencionojë ujitjen e 300 hektarëve tokë me kultura bujqësore në territorin e Kryeqytetit.

Sipas njoftimit, përmes një memorandumi bashkëpunimi, fermerëve do t’u mundësohet subvencionimi i ujitjes së tokave bujqësore, me qëllim të rritjes së produktivitetit dhe lehtësimit të punës në sektorin e bujqësisë.

Nga Komuna kanë bërë të ditur se fermerët e interesuar duhet të paraqesin kërkesat e tyre për ujitje pranë ndërmarrjes “Iber Lepenci”.

“Edhe një subvencionim për fermerët e Kryeqytetit! Do të subvencionojmë ujitjen e 300 hektarëve tokë me kultura bujqësore në Kryeqytet.
Përmes këtij memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 300 hektarëve tokë për fermerët. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë, duke ua lehtësuar punën bujqve tanë. Ftojmë të gjithë fermerët që të paraqesin kërkesën e tyre për ujitje pranë ndërmarrjes “Iber Lepenci””, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale