Klubi austriak, LASK nga Linzi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e reprezentuesit të Kosovës, Art Smakaj nga Lokomotiva Zagrebi.
Smakaj ka bërë një hap tutje në karrierën e tij duke kompletuar transferimin nga futbolli kroat tek ai austriak.
Është vet faqja zyrtare e klubit LASK, e cila ka konfirmuar transferimin e Smakajt, i cili thuhet se i ka kushtuar 700 mijë euro.
“Reprezentuesi i Kosovës, Art Smakaj do të luajë për LASK-un në të ardhmen”.
“Mesfushori 22-vjeçar po transferohet nga klubi i divizionit të parë kroat Lokomotiva Zagreb te Linz dhe ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2028”, thuhet në njoftimin e LASK-ut.
Ndryshe, Smakaj ishte një lojtar i padiskutueshëm titullar në Zagreb sezonin e kaluar, duke luajtur 32 nga 36 ndeshjet në Superligën e Kroacisë, duke luajtur titullar çdo herë.
22-vjeçari, i cili mund të luajë si në mesfushë mbrojtëse ashtu edhe në qendër të mbrojtjes, shënoi dy gola dhe dha pesë asistime.
Te LASK-u, Smakaj do ta takojë bashkëlojtarin nga Kombëtarja e Kosovës, Valon Berishën. /Telegrafi/
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit