Arsenali thuhet se dëshiron ta transferojë Xherdan Shaqirin nga Liverpooli në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi shqiptar nuk po arrin që ta gjejë vetën në taktikat e Jurgen Kloppit, andaj po e mendon largimin në këtë afat dimëror.
Sipas asaj që raporton Football Insider, Shaqiri u ka bërë me dije bashkëlojtarëve te The Reds se po e mendon largimin në fund të këtij sezoni.
Por, largimi i lojtari nga Zhegra e Gjilanit mund të ndodhë qysh në janar, shkaku i minutazhës së vogël në Anfield.
Shaqiri nuk po arrin ta mposhtë konkurrencën e Mohamed Salah dhe Sadio Manes, andaj opsioni i tij i vetëm mbetet të largohet në janar shkruan Telegrafi.
Arsenali është shumë i interesuar për transferimin e reprezentuesit të Zvicrës dhe në afatin që po vjen mund ta realizojë transferimin e tij.

Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...