Arsenali ka kontaktuar Sevillan në lidhje me transferimin e mundshëm të portierit Sergio Rico gjatë merkatos verore.
24-vjeçari siguroi debutimin e tij profesional në klub në vitin 2014 nën udhëheqjen e ish trajnerit të Sevillas, Unai Emery, i cili tashmë ka marrë detyrën në veri të Londrës, transmeton portali arbresh.info.
‘Estadio Deportivo’ raporton që “Topçinjtë” do të jenë në merkato për një portier të ri pas dyshimeve rreth të ardhmes së 36-vjeçarit Petr Cech dhe reprezentuesit kolumbian David Ospina.
‘Los Rojiblancos’ do të emërojnë një skuadër të re në menaxhment derisa e ardhmja e Ricos dhe David Sorias, i cili ka siguruar pozitën startuese si portier që nga muaji mars, është nën shqyrtime.
As portieri nuk ka pasur një formë të mirë gjatë këtij sezoni dhe Sevilla thuhet se është e hapur rreth idesë për shitjen e tij./arbresh.info/
Kurti kujton Adem Demaçin dhe Astrit Deharin në përvjetorin ...
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Myftiu Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj populli...
PSD ironizon, i dërgon “kartelën” e Vetëvendosjes Hamzës dhe...
Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin, nuk mund të hy...
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...