Arsenali ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Portsmouth, për të avancuar në rrethin tjetër të FA Cup.
“Topçinjtë” triumfuan me rezultat 1-4, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet pavarësisht që pranuan një gol të hershëm.
Ishte Bishop që shtangu të gjithë kur pas një aksioni të shpejtë, kaloi Portsmouthin në epërsi pas tre minutave lojë.
Sidoqoftë, pesë minuta më vonë – Dozzell në përpjekje për ta larguar topin e vendosi në portën e tij, për ta barazuar rezultatin (8’).
Kurse, ishte Gabriel Martinelli që me një gol të bukur pas asistimit të Madueke e përmbysi epërsinë (25’).
Madueke pastaj kishte rastin e artë për të shënuar golin e tretë, sidoqoftë dështoi nga pika e bardhë.
Martinelli u përkujdes edhe për golin e tretë në skuadër, këtë herë pas asistimit të Gabriel Jesusit (51’).
Kurse, i njëjti e vulosi fitoren pak më vonë pas bashkëpunimit me Madueken dhe njëkohësisht e kompletoi het-trikun (72’).
Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet