Arsenali i ka dhënë fund interesimit të tyre në mesfushorin e Manchester United, Marouane Fellaini.
Kontrata e Fellainit në Manchester United skadon në fund të muajit dhe Arsenali është përfolur për transferimin e tij derisa Unai Emery është në kërkim të një mesfushori qendror, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ‘The Sun’ raporton që shumë figura me ndikim në Emirates nuk e shohin Fellainin si një lojtar që përshtatet te Arsenali.
Fellaini ka ende opsionin për të vazhduar qëndrimin në Old Trafford edhe për 12 muaj për shkak se trajneri Jose Mourinho dëshiron të mbajë 30 vjeçarin në klub.
Reprezentuesi belg mund të detyrohet të vazhdoj qëndrimin, por nuk do të marr ndonjë vendim rreth të ardhmes së tij deri pas Kampionatit Botëror këtë verë në Rusi./arbresh.info/
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...