Arsenal ka arritur një fitore të madhe në udhëtim tek Tottenhami në derbin e javës së 27-të në Premier League me rezultat 1-4.
Eze hapi serinë e golave në ndeshje duke realizuar për epërsinë fillestare në minutën e 32-të, shkruan Arbresh.info.
Dy minuta më vonë Kolo Muani barazoi rezultatin.
Me të filluar pjesa e dytë, Viktor Gyokeres realizoi për 1-2. Ndërkohë, Eze realizoi në minutën e 61-të golin e dytë personal dhe të tretin për klubin.
Në minutën e katërt shtesë sulmuesi suedez, Viktor Gyokeres realizoi edhe një herë për t’i dhënë vulë fitores.
Me këtë fitore, Arsenali ka 61 pikë dhe një ndeshje më shumë se City që është i dyti me 61 sosh. Derisa, Tottenhami ka 29 pikë në vendin e 16-të./Arbresh.info
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali