Skuadra nga Premierliga, Brighton Hove Albion ka arritur marrëveshje me Celtic, për sulmuesin Moussa Demebele.
Sipas “Sky Sports” marrëveshja është arritur ndërmjet dy klubeve për reprezentuesin francez për shumën e 18 milionë funteve, transmeton arbresh.info.
Para vizitës së Brighton në Chelsea, trajneri Chris Hughton ka pranuar se Demeble është një lojtar që i përshtatet stilit të Brighton.
Sulmuesi në sezonin e parë për Celtic, është paraqitur në 49 paraqitje dhe kishte shënuar 32 gola.
Ndërsa, në këtë sezon ai ka shënuar vetëm tetë goal në 19 paraqitje, për shkak të lëndimit që pësoi në fillim të sezonit.
21 vjeçari është produkt i Paris Saint-Germain dhe më pas ishte transferuar në Fulham, në vitin 2012.
Vlen të theksojmë se për sulmuesin ishin të interesuar edhe Chelsea me Manchester United. /arbresh.info/
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës