Trajneri i skuadrës së Dritës, Ardian Nuhiu ka folur pas super ndeshjen kundër Gjilanit.
Nuhiu mendon se skuadra e tij ka qenë dominuese në fushë ndaj rivalëve të mëdhenj lokal.
“Festuam ndeshjen, por jo edhe rezultatin, kemi bërë një ndeshje të madhe sot duke e dominuar kundërshtarin në çdo aspekt”, ka thënë fillimisht Nuhiu pas ndeshjes.
“Goli që realizuan erdhi falë gabimit të mbrojtësit tonë, arritën të na ndëshkonin pas gabimit”.
“Por, djemtë luftuan shumë, treguan karakter, ne deshëm që ta fitonim ndeshjen që të vazhdojmë garën deri në fund”, përfundoi trajneri i Dritës.
Kujtojmë që ndeshja ka përfunduar në “paqe” me rezultat 1-1. /arbresh.info/
Arsenali kampion, pas 22 vjetësh
“Ishte krejt hajgare”, Kraki thotë se Konjufca nuk e sulmoi ...
Ministria e Mjedisit nesër prezanton Pakon për Mbeturinat, m...
“Frizerka”, Çitaku i reagon Konjufcës për ofendimin ndaj Osm...
Gjuajti me armë në drejtim të shtëpisë, arrestohet 74 vjeçar...
Votimi me postë nis të enjten, KQZ del me sqarim për votuesi...