Trajneri i ri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa e ka komentuar vazhdimin e sezonit të “Los Blancos” pas humbjes turpëruese dhe shokuese mbrëmë.
Reali u eliminua nga Copa del Rey pasi u mposht nga ekipi i ligës së dytë spanjolle, Albacete me rezultat 2:3.
Sidoqoftë, pasuesi i Xabi Alonsos beson se “Mbretërit” mund ta shpëtojnë sezonin pasi janë ende në gara për trofe të mëdhenj.
Reali gjendet në vendin e dytë në kampionatin spanjoll, jo shumë larg lideres Barcelona, ndërsa është ende në garë edhe në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit evropian.
“Ne do të garojmë ende për dy trofe mjaft të rëndësishëm: Ligën e Kampionëve dhe La Ligan”, u shpreh Arbeloa, i cili ndër të tjera i mori përgjegjësitë për humbjen e mbrëmshme të ekipit të tij.
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C