Sulmuesi i talentuar, Ansu Fati po këmbëngul tek agjenti i tij Jorge Mendes që të arrijë një marrëveshje të re me Barcelonën.
Sipas mediumit Cadena SER, Mendes është në Barcelonë dhe darkoi me lojtarin në një restorant lokal për të folur për të ardhmen e tij.
Vullneti i Barçës për të rinovuar me Ansu Fati dhe Pedri është i qartë, dhe ata duan të qëndrojnë në klub.
Të dyja palët thuhet se po punojnë shumë për të arritur marrëveshjet e reja të rinovimit të kontratave.
Kontrata e Ansu Fati përfundon në qershor dhe rinovimi i saj është një përparësi për Barcelonën në javët e ardhshme.
Rimëkëmbja e tij është në rrugë të mirë dhe lojtari shpreson të paraqitet përsëri muajin e ardhshëm. /Telegrafi/
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...