Anglia synon të shkruajë historinë kundër SHBA-së në gjysmëfinale

11:48 | 2 Korrik 2019

Anglia synon të arrijë për herë të parë në histori në Kampionatin Botëror të vajzave të martën, por fillimisht ato duhet të triumfojnë kundër kampiones së fuqi, SHBA-së, në gjysmëfinale.

“Luaneshat” kanë arritur për të dytën herë radhazi në gjysmëfinale të këtij turneu, mirëpo ato synojnë të shkojnë një hap më tutje sesa në vitin 2015 dhe ta sigurojnë një vend në finalen e së dielës, transmeton Gazeta Express.

Anglia e mposhti Norvegjinë me rezultat 3:0 në çerekfinale javën e kaluar, dhe mund të bëhet skuadra e parë e Anglisë që arrin në një finale të një gare të madhe për herë të parë që nga viti 1996.

Megjithatë, para tyre qëndron një sfidë shumë e madhe. SHBA-ja është e ranguar si Kombëtarja më e mirë në botë dhe janë kampione në fuqi të Kupës së Botës, me 22 gola të shënuara deri më tani, prej të cilave 13 u shënuan në ndeshjen hapëse të tyre për këtë garë, kundër Tajlandës.

Skuadra e Jill Ellis fitoi me rezultat 2:1 në fazën çerekfinale, ku u përball me Francën, nikoqire e këtij turneu.

Fitueset e kësaj ndeshjeje do të përballen në finale ose me Holandën, ose me Suedinë. Në anën tjetër, humbëset do të përballen me njërën nga dy humbëset e gjysmëfinales tjetër të shtunën, kur përcaktohen medaljistet e bronzta.

Anglia dhe SHBA-ja janë përballur vetëm edhe një herë tjetër në Kampionatin Botëror të vajzave, kur SHBA-ja kishte siguruar fitore me rezultat 3:0 në fazën çerekfinale të edicionit të vitit 2007.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara