Andrea Pirlo do të emërohet asistent-trajner i Roberto Mancinit te ekipi kombëtar i Italisë.
Sipas agjencisë së lajmeve “Ansa”, bisedimet mes Federatës së Futbollit të Italisë dhe ish-lojtarit të Juventusit kanë shkuar shumë mirë, shkruan IndeksOnline.
39-vjeçari u pensionua nga futbolli në fund të vitit të kaluar, pasi përfundoi aventurën e tij me klubin nga MLS, New York City.
“Ansa” thotë se pengesa e vetme mbetët Sky Sport, pasi Pirlo ka kontratë si një analist. Megjithatë kjo duket si formalitet, pasi Pirlo është gati ta kompletoj stafin e Italisë dhe të jetë e gatshme për Ligën e Kombeve që nis nga shtatori.
Ylli i Barcelonës vendosi një rekord të padëshiruar në ndesh...
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...