Trajneri i ri i Juventus-it, Andrea Pirlo do provojë transferimin e yllit të Real Madrid-it, Isco.
“Zonja e Vjetër” ka provuar edhe në të kaluarën për transferimin e spanjollit, por lojtari ka qenë i paprekshëm te “Los Blancos”, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, gjërat kanë ndryshuar, derisa Isco ka humbur pozitën në formacionin e Zinedine Zidane, andaj mund të shitet.
Pirlo sezonin e kaluar kur Juventus-i u eliminua nga Ajax-i kishte thënë se klubit italian i duhet një lojtar si Isco.

“Për të fituar Ligën e Kampionëve të duhet lojtar si Isco. Mesfushori është çelës për gjithçka, keni Cristiano-n, por duhet mënyrë për të pasuar te ai”, ka thënë Pirlo në vitin 2018.
Thuhet se tekniku italiani ka interesim edhe për yllin e Brescia, Sandro Tonali./arbresh.info.
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...