Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp përpara ndeshjes së Real Madridit në Ligën e Kampionëve me RB Salzburg.
Real Madridi ka hasur në vështirësi në këtë sezon, edhe përkundër rezultateve deri diku të mira që e mbajnë në garë për secilin trofe.
Megjithatë, Ancelotti ka treguar se cili do të jetë çelësi i suksesit të Real Madridit këtë sezon.
“Duhet të ndahemi. Në sulm po luajmë shumë mirë për sa i përket golave dhe lojës”, ka thënë fillimisht Ancelotti kur u pyet për nivelin në të cilin po luan skuadra.
“Në mbrojtje duhet të përmirësohemi shumë. Ky do të jetë çelësi i suksesit këtë sezon”.
“Nëse mund të përmirësohemi në mbrojtje, do të luftojmë deri në fund në të gjitha garat”, përfundoi trajneri i Real Madridit. /Telegrafi/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë