Real Madridi nesër luan sfidën më të rëndësishme në La Liga, ku do të përballet me Barcelonën në kuadër të xhiros së 35-të.
Një ditë para ndeshjes në konferencë për media ka dal trajneri madrilen, Carlo Ancelotti, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se skuadra e tij është e motivuar për këtë ndeshje.
“Jemi mirë. Të motivuar dhe të emocionuar. Mund ta bëjmë, edhe pse e dimë se është shumë e komplikuar”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencë.
Më tej ai ka folur edhe për stilin e lojës së Barcelonës, si dhe e ka cilësuar blaugranan si një ekip jo perfekt.
“Barcelona është mësuar të na shtyjë në gjysmëfushën tonë. Kur e kemi topin, duhet ta shfrytëzojmë atë. Duhet të luajmë një ndeshje të kompletuar”.
“Nuk është aq e vështirë të përgatitesh për këto ndeshje, sepse nuk ka nevojë të motivosh lojtarët. Gjëja më e rëndësishme është t’u japësh lojtarëve idenë më të qartë se si ta luajnë ndeshjen”.
“Duhet të mbrohesh mirë sepse Barça është një ekip që zakonisht futet në gjysmëfushën e kundërshtarit. Por nuk është një ekip perfekt”.
Për fund ai për gjasat e Realit që ta fitojë ligën.
“Barcelona mund të jetë mësuar ta shtyjë kundërshtarin prapa në gjysmën e vet, por asnjë ekip nuk është perfekt. Për të fituar, duhet të menaxhosh mirë gjithçka, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje”.
“Është shumë e vështirë të fitosh La Ligën, ka të bëjë me qëndrueshmërinë. Barça ka një shans më të mirë sot, por nëse fitojmë…”, përfundoi trajneri i Real Madridit.
Barcelona ka 79 pikë kurse Reali katër më pak teksa kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u luajtur./Arbresh.info
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...