Agjenti i sulmuesit Alexis Sanchez ka shkuar në Gjermani për të zhvilluar negociatat me Bayern Munichun rreth një transferimi të mundshëm.
Sulmuesi i “Topçinjve” hyn në vitin e tij të fundit në kontratën e tij dhe duket se është afër largimit nga klubi pasi dështuan për tu kualifikuar në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info. Bazuar në gazetën nga Amerika e Jugut ‘El Mercurio’, lojtari ka vendosur t’i bashkohet kampionit gjerman derisa raporte të tjera pretendojnë se tarifa prej 50 milionë është pranuar.
Lexo edhe: Lionel Messi nuk e do këtë lojtar në Barcelonë (FOTO)
Raporti shton gjithashtu se kampioni në Bundesliga është i gatshëm t’i ofroj 10 milionë funta për sezonin dhe një kontratë katër vjeçare sulmuesit.
Manchester City është gjithashtu në këtë garë, por Arsenali besohet se nuk dëshiron të shes atë tek një rival direkt.
Sanchez ka shënuar 29 gola këtë sezon për Arsenalin, por finalja në ‘FA Cup’ e së shtunës duket se do të jetë paraqitja e tije fundit për klubin pas transferimit të tij nga Barcelona në vitin 2014./arbresh.info
Protestë e dhunshme në Serbi, protestuesit përleshen me poli...
Vetëvendosje zbulon moton e fushatës elektorale
Lëkundje tërmeti në qarkun e Elbasanit
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatitet të sulmojë me rak...
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...