Al-Hilal ka filluar “gjahun” për këtë merkato verore, dhe lojtari i parë që e ka nën shënjeshtër është Theo Hernandez i Milanit.
Klubi saudit ka pranuar të paguajë 30 milionë euro si tarifë fillestare, plus 5 milionë euro në formë bonusesh, shkruan Arbresh.info.
Megjithatë, ende nuk është arritur marrëveshje për kushtet personale me vetë lojtarin, sipas Fabrizio Romanos.
Theo pritet të marrë një vendim së shpejti, nëse do ta pranojë ofertën nga Arabia Saudite, apo do të zgjedhë të qëndrojë në Evropë për vitet e ardhshme.

Kujtojmë se disa javë më parë Theo iu kishte vetëofruar Real Madridin, mirëpo spanjollët nuk e dëshiruan në skuadër.
Ai është pjesë e Milanit që nga sezoni 2019/20 dhe kontrata e tij skadon verën e ardhshme.
Përveç, Theos, Al-Hilal është i interesuar edhe për trajnerin Simone Inzaghi dhe mesfushorin Bruno Fernandes, mirëpo ky i fundit nuk dëshiron të largohen nga Man United, përkundër ofertës së majme të klubit saudit./Arbresh.info
View this post on Instagram
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...