Ylli suedez aktualisht është duke punuar për të përmirësuar gjendjen e tij në mënyrë që të rikthehet pas lëndimit të ligamenteve në Evropa Ligë gjatë muajit prill.
Sipas agjentit të tij, Mino Raiola, superylli i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic mund të luaj mirë edhe në moshën 40 vjeçare, transmeton portali arbresh.info. 36-vjeçari aktualisht është duke punuar që të rikthehet nga lëndimi i ligamenteve të këmbës në ndeshjen në Evropa Ligë kundër Anderlechtit në muajin prill.
“Ai ka shumë për të dhënë”, tha fillimisht Raiola.
“Mendoj se minimumi për pesë ose gjashtë vite. Nuk do ta lejoj të ndalet, ai duhet të punoj për mua tani. Kam qenë duke punuar me të për shumë vite. Tani është radha ime. Fëmijët e mi po rriten dhe unë kam nevojë për të holla”
“Ne kemi rënë dakord që ai do të punoj për mua tani për pesë vitet e ardhshme. Paga vjen te unë dhe ai merr një përqindje”
Raiola ka thënë gjithashtu se lëndimi i këmbës së Ibrahimovicit është njëri nga problemet më të vështira me të cilat doktori Freddie Fu është përballur ndonjëherë./arbresh.info/
Atletico Madridi kalon tutje në Ligën e Kampionëve me fitore...
Kostoja e jetesës ka shënuar rritje – Qytetarët ankohen për ...
Konjufca në Vjenë, kërkon mbështetjen e Austrisë për marrjen...
Tërmet në Shqipëri, epiqendra në juglindje të Elbasanit
Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median br...
Spalletti: Mbështetja e tifozërisë vendimtare për Juventus