Agjenti italian e quan gomar Vedat Muriqin

00:12 | 8 Qershor 2021

Gjatë një programi investigativ, agjenti italian i lojtarëve, Vincenzo Morabito është tallur me Lazion për shkak të transferimit të sulmuesit kosovar, Vedat Muriqit, teksa këtë të fundit e ka quajtur gomar.

Raporti u transmetua në RAI 3 këtë mbrëmje dhe u përqendrua në botën e agjentëve dhe komisioneve.

Ai përfshinte një intervistë me agjentin Morabito, por një nga klipet ishte nga koha kur kishin menduar se kamerat ishin të fikura.

Ai iu referua drejtorit të Lazios Igli Tares, i cili është vëllau i konsullit të Shqipërisë në Stamboll.

“Ai e ka një vëlla që është konsull i Shqipërisë në Stamboll dhe papritmas paguajnë 18 milionë euro për një lojtar që është absolutisht gomar” – kishte thënë Morabito.

“Simone Inzaghi më tha: Jam duke i shkulur flokët këtu. Stefan Radu më ka thënë se ai mund ta markojë Muriqin me papuqe në stërvitje sepse ai është aq i keq. Muriqi… 18 milionë euro për Muriqin dhe pastaj pesë agjentë të përfshirë me komisione. 18 milionë euro janë shumë para për Lazion që t’i shpenzojë një një lojtar kaq të dobët” – vazhdoi Morabito.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi nënshkroi me Lazion nga Fenerbahce në shtator të vitit të kaluar për 18.5 milionë euro plus bonuset.

Gjatë 34 paraqitjeve, prej të cilave shumica ishin nga banka rezervë, Muriqi kontribuoi me dy gola dhe një asist.

Paraprakisht në sezonin 2019/20 Muriqi kishte “shpërthyer” në Superligën e Turqisë duke shënuar 17 gola dhe shtatë asiste në 36 ndeshje dhe duke zgjuar interesimin e shumë klubeve evropiane./express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara