Afati kalimtar i janarit përfundoi pak ditë më parë, ndërsa klubet kosovare bënë lëvizje të shumta, përfshirë këtu largimet dhe përforcimet.
Bleron Ajeti, agjent i faqes së specializuar për vlerësimin e lojtarëve “Transfermarkt” për Kosovë, ishte i ftuar në emision në T7.
Ajeti, si ekspert i kësaj fushe, zbuloi detaje mjaft interesante rreth afatit kalimtar të janarit në Kosovë, përfshirë këtu numrin e futbollistëve të transferuar dhe transferet më të shtrenjta të janarit në Kosovë.
Gjithashtu, ai dha detaje të tjera që lidhen me vlerën e klubeve të Superligës dhe të vetë Superligës, duke e bërë edhe një krahasim të saj me ligat e rajonit.
Po ashtu, edhe për vendet më të përfaqësuara me futbollistë në Superligën e Kosovës dhe detaje të tjera interesante.
KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë
Vizitori kanos oficerin korrektues në Dubravë, intervenon Po...
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...