Federata e Futbollit të Kosovës dhe Arbër Zeneli kanë pasur probleme mes vete tash e disa kohë.
Por duke se tashmë gjithçka ka përfunduar dhe një kapitull i ri po nis mes Zenelit dhe FFK-së, shkruan Arbresh.info.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agimi Ademi është takuar sot me top futbollistin dardan, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Kosovës, vite më parë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i pari i FFK-së, ka shpresuar që Zeneli të rikthehet sa më shpejt në kampin dardan, derisa e cilëson një aset të çmuar për Kosovën.
“Sot pata kënaqësinë të takoj një futbollist të jashtëzakonshëm dhe një djalë fantastik, anëtarin e ekipit tonë kombëtar, Arbër Zenelin.”
“Me Arbërin folëm për karrierën e tij, rikuperimin pas lëndimit, kthimin në nivelin elitar, por edhe evokuam kujtime nga ndeshjet dhe paraqitjet e tij të paharrueshme me ekipin kombëtar, me shpresën se së shpejti do të jetë sërish pjesë e kombëtares sonë.”
“Arbëri mbetet një aset i çmuar për Kosovën”, ka shkruar Agim Ademi në Facebook.
Zeneli i cili aktualisht është pjesë e Elfsborgut në Suedi, ka luajtur gjithsej 33 ndeshje me fanellën dardane, derisa ka realizuar nëntë gola./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...