Roman Abramovich ka shpenzuar mbi 120 milionë euro ndër vite për të shkarkuar trajnerët e Chelsat që kur mori drejtimin e klubit në vitin 2003.
Në një ecuri të tmerrshme që po kalojnë The Blues, duket se edhe Frank Lampard është rrugës për t’u shkarkuar nga bordi.
SunSport mëson se trajneri anglez ende nuk është në rrezikun e shkarkimit, por një gjë e tillë mund të ndodhë brenda muajit janar.
Thomas Tuchel është vetëm njëri ndër strategët që lidhet me një kalim te Chelsea, mirëpo ende nuk ka diçka konkrete.
Që kur e bleu klubin nga Ken Bates, Abramovich ka shkarkuar në total plotë 12 trajnerë – përfshirë këtu Jose Mourinhon që është larguar dy herë.
Vetëm Maurizio Sarri dhe Guus Hiddink nuk kanë marrë asnjë cent nga shkarkimi, pasi janë larguar me marrëveshje të dyanshme./Arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...