Google ADS

A është ky asistimi i sezonit? Nicolo Barella prodhoi një ‘çmenduri’ në derbin ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve

12:22 | 4 Nëntor 2020
L G

Nicolo Barella ka prodhuar ndoshta asistimin më të mirë të këtij edicioni në takimin që Interi e zhvilloi përballë Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Nerazzzurët e humbën takimin 3-2 ndaj Los Blancos, mirëpo mesfushori italian ka sjellë një asistim të çmendur për Lautaro Martinezin.

Lojtari 23-vjeçari pranoi një top nga Marcelo Brozovic, duke mos pritur fare dhe goditi topin me thembër, për të asistuar saktë te sulmuesi argjentinas që arriti të mposht Thibaut Courtoisin.

Karim Benzema shënoi në minutën e 25-të golin e parë të takimit, derisa Sergio Ramos e dyfishoi epërsinë e Los Blancos.

Por, Lautaro arriti të rikthente në lojë skuadrën e tij me asistimin magjik të Barellas. /Telegrafi/