Kryesia e re e KB Sigal Prishtinës në krye me Luan Malokun dhe drejtorin sportive Edmond Azemi si dhe kapitenin Arbër Sinanin kanë mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Në këtë konferencë është folur gjerë e gjatë nga drejtori gjeneral i klubit, Luan Maloku ku ka treguar rreth vështirësive financiare, borxheve të shumta që ka klubi si dhe ka hedhur akuza për keqmenaxhim dhe keqpërdorim nga kryesia e vjetër, raporton Arbresh.info.
“Nëse derdhen 700 mijë euro në nëntor dhe dhjetor e në janar nuk ka asnjë cent – kjo është keqmenaxhim dhe keqpërdorim. U takon organeve të rendit të merren me këtë. Është jo normale të avullohen 700 mijë euro”, ka thënë ai fillimisht.
Maloku ka thënë se klubi ka obligime ndaj Administratës Tatimore, Federatës së Basketbollit, Ligës ENBL, Pallatit të Rinisë e se ka edhe dy lëndë që po negociohen në Tribunalin Ndërkombëtar të Basketbollit. Ai ka thënë se borxhe kanë edhe ndaj aviokompanive. Maloku ka thënë se ka vonesa edhe në paga.
Pavarësisht gjithë këtyre pengesave dhe aludimeve se klubi është afër shuarjes, Maloku i hedhi poshtë.
“Nuk e di a jeni ardhë për me ni lajmin e keq amo une po ua jap të mirin, qeky klub kurr më i bashkuar nuk ka qenë”, tha ai.
Aktualisht udhëheqës i detyrës së kryetarit të Prishtinës është kreu i Plisave, Rinor Grajqevci. Por, drejtori tha se kushdo që është i gatshëm të marrë në dorën klubin ne i mirëpresim duarhapur.
Kujtojmë se Sigal Prishtina po përjeton një nga sezonet më të vështira që nga themelimi ku ndodhet në pozitën e parafundit në tabelën e klasifikimit me tetë fitore e 13 humbje pas 21 xhirove të luajtura në elitën e basketbollit kosovar.
Deri në fund të sezonit të rregullt kanë mbetur edhe shtatë xhiro dhe natyrisht synimi i Sigal Prishtinës është play-offi.
Ndryshe, në konferencë është bërë e ditur se gjatë ditës së sotme, më së largu deri nesër do të zyrtarizohet edhe një basketbollist i ri. Ai do ta zëvendësojë Kramerin në rolin e qendrës, pasi ky i fundit është larguar pasi nuk ka arritur pritshmëritë e klubit./Arbresh.info
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...