Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen me Portugalinë në Ligën e Kombeve.
Pasi Portugalia e publikoi listën anti-Zvicër, edhe trajneri i Zvicrës e ka bërë publike listën e tij, shkruan Insporti
Zvicra më 5 qershor do të ndeshet me Portugalinë në gjysmëfinalen e Nations League.
Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka publikuar listën e 25 lojtarëve të ftuar për ndeshjen e qershorit 5 qershorit (e mërkurë).
Petkovici i ka ftuar tre shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Albian Ajetin dhe Granit Xhakan.
Admir Mehmedi e Blerim Xhemaili janë lënë jashtë listës së futbollistëve.
Shaqiri e Xhaka do të mungojnë në kampin stërvitor në Cyrih, për shkak të angazhimeve me Liverpoolin, respektivisht Arsenalin në finalet e Ligës së Kampionëve dhe Europa League. /Insporti.com/
https://twitter.com/SFV_ASF/status/1133012745895522304/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1133012745895522304&ref_url=https%3A%2F%2Finsporti.com%2Fzvicra-e-publikon-listen-i-fton-keta-shqiptare-per-ndeshjen-me-portugaline%2F
Kurti pret përfaqësues të Parlamentit britanik në Prishtinë,...
Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Osborn uron Kos...
Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, lejohet qarkullimi për ...
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...