Për herë të dytë që nga debutimi i tij në arenën evropiane, Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Në fakt, UEFA ia ka besuar Nuzës ndeshjen ndërmjet skuadrës bullgare, Ludogorets dhe asaj sllovake, Spartak Trnava, në kuadër të Grupit H, e cila zhvillohet të enjten në Razgrad, në orën 18:45, përcjell arbresh.info.
Nuzës do t’i asistojnë Bujar Selimaj e Fatlum Berisha, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella. Ndërkaq, në VAR do të jenë gjyqtarë zviceranë.
Të rikujtojmë se Genc Nuza është i përfshirë edhe në programin “Mentor&Talent”, ku janë të përfshirë 20 gjyqtarët më perspektivë evropianë për edicionin 2023/24. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...