Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë Festivalin Olimpik “Tokio 2020”, i cili prej 23 korrik deri më 8 gusht do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Festivali do të mbahet gjatë kohës kur në Tokio të Japonisë do të mbahen Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Në Festival do të promovohen sportet me të cilat Kosova përfaqësohet në LO Tokio 2020, si dhe sporte të reja olimpike, të cilat në Kosovë janë formuar viteve të fundit, ndërsa pjesëmarrës pritet të jenë fëmijë të moshave të ndryshme.
Me organizimin e Festivalit, KOK i bashkohet projektit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, bashkë me tetë Komitete tjera të fuqishme botërore.
Festivali hapet sot me fillim në ora 11:00, një orë para se të bëhet hapja zyrtare e Lojërave Olimpike Tokio 2020.
Festivali do të mbahet në dy termine gjatë ditës, prej orës 9:00 deri në 12:00 dhe pas dite prej 18:00 deri në 21:00./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit