Blerim Xhemaili tanimë zyrtarisht është pensionuar nga kombëtarja e Zvicrës.
Xhemaili ka qenë pjesë e shumë skuadra të ndryshme si Napoli, Bologna, Galatasaray, Genoa, Zurich, Bolton, Shenzen, Montreal Impact, Torino dhe Parma, shkruan Arbresh.info.
Ish-mesfushori me prejardhje shqiptare poashtu ka dhënë një kontribute të jashtëzakonshëm edhe për Kombëtaren e Zvicrës, ku ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të helvetikëve.
Tek skuadra A e zviceraneve, Xhemaili është paraqitur në 69 ndeshje që nga vitit 2006 deri në 2018, ku edhe kishte arritur të realizonte plotë 10 gola.
Para fillimit të ndeshjes Zvicër-Bjellorusië, Federata e futbollit të Zvicrës nderoi mesfushorin, ndërsa nuk mungonin duartrokitjet e shumta nga tifozët që ishin në tribunë. /Arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...