Klubi i Partizanit ka marrë një lajm të madh nga CAS-i në Zvicër, pasi i është hequr pezullimi i merkatos dhe nga dita e sotme mund të operojë rregullisht për të afruar futbollistë.
Të kuqtë u dënuan për çështjen Çinari me 3 sezone merkatoje pezullim dhe një gjobë prej 83 mijë eurosh, por apeluan vendimin e parë në CAS dhe vetëm pak ditë më parë u mbajt edhe seanca gjyqësore.
Vendimi final i CAS-it nuk është zbardhur ende i plotë, por klubi i kuq është njoftuar se mund të punojë nornalisht në sezonin dimëror të merkatos.
Partizani është paraqitur mjaft mirë në 12 javët e para të sezonit aktual, nën drejtimin e Ilir Dajës, ndërsa tani drejtiesit pritet të afrojnë të tjerë futbollistë për të rritur cilësinë dhe konkurrencën në grup.
“3 probleme më pak”, Guxo reagon pasi Avdyli, Statovci e Res...
Erion Veliaj në gjykatë: Po përballem me sulm politik dhe ju...
Aksident në Pejë: Motoçikleta përplaset me veturën – një i l...
IKSHPK: Rrezik shumë i ulët nga Hantavirusi, qytetarët të mo...
OBSH: Situata me Hantavirusin është serioze, por rreziku për...
KQZ: Mbi 21 mijë aplikime për votim jashtë Kosovës, mijëra e...