​Ramosi, i lumtur që e ka zëvendësuar Ronaldon

09:26 | 5 Shkurt 2019

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është i lumtur që tani ai e mban përgjegjësinë për t’i gjuajtur penalltitë, pas largimit të Cristiano Ronaldos.
Ronaldo u largua nga Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar, kur iu bashkua Juventusit për 112 milionë euro. Që nga largimi i tij, punën për t’i gjuajtur penalltitë e ka marrë Ramosi, transmeton Gazeta Express.

Mbrojtësi spanjoll ka arritur t’i shënojë dhjetë gola deri më tani këtë sezon, më së shumti në karrierën e tij. Ai është shprehur i kënaqur që po e zëvendëson Ronaldon, duke shtuar se asnjëherë nuk synon t’i ofendojë kundërshtarët kur shënon në stilin ‘panenka’.

“Unë e kam marrë këtë rol par largimit të Cristianos dhe jam i kënaqur për këtë gjë. Nëse stili ‘panenka’ është një mënyrë për të shënuar… unë nuk dëshiroj kurrë ta ofendoj kundërshtarin”, ka thënë Ramos.

Real Madridi është duke u përgatitur tani për disa javë me ndeshje mjaft të vështira, përshirë këtu ndeshjen kundër Barcelonës në kuadër të Kupës së Mbretit, ndeshjes me Atletico Madridin, si dhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit.

Ramosi beson se ky do të jetë një muaj shumë i rëndësishëm për Real Madridit, që pozicionohet në vendin e tretë në La Liga dhe është tetë pikë larg Barcelonën në këtë tabelë.

“Ne do të përballemi me Barcelonën, që është lidere e La Ligës, dhe rivale e jona në Kupën e Mbretit. Gjithashtu, e kem edhe derbin me Atletico Madridin në La Liga”.

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Real Madridin do të zhvillohet të mërkurën, në Camp Nou.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara