Zjarret nuk po ndalen: Vijojnë në Dibër, Vlorë, Mirditë, Shkodër dhe Kukës

07:27 | 22 Gusht 2021

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, veriu i Shqipërisë vatrat e zjarrit vijojnë të jënë active nga veriu në jug të Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së mbrojtjes zonat më problematike paraqiten në Qarkun e Shkodër.

Ndërsa i vetmi zjarr që është shuar ditën e sotme ka qenë ai në fshatin Gracen të Elbasanit. Në Bashkinë Fushë-Arrëz, në fshatin Sqirrë ndryshe nga një ditë më parë zjarri është afruar pranë shtëpive. Për të shuar flakët në këtë zonë janë angazhuar FA, zjarrfikësit e bashkisë si dhe helikopteri.

Ndërhyrja nga ajri dhe toka duket se nuk bërë të mundur parandalimin e përhapjes së zjarrit. Nga ana tjetër në Fushë Kumulli dhe Qershizë të Pukës, vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë aktive. Ndërsa në Gur të Zi të Shkodrës, flakët e zjarrit janë normalizuar, por nuk janë shuar.

Në pushtimin e flakëve janë edhe 4 shatrat të Mirditës. Edhe pse flakët e zjarrit janë me intensitet të ulët në fshatin Thirrë, Katund i Vjetër, Munell dhe Domgjon era mund të rrezikojë riaktivizimin e vatrave të vjetra të zjarrit. Në Bashkinë Kukës, Maja e Rrunës – Vazhdon vatra me intensitet mesatar. Terreni i thyer malor vështirëson ndërhyrjen nga toka, megjithatë FA, zjarrfikësit dhe punonjësit e pushtetit vendor janë duke punuar për izolimin e flakëve.

Ndërsa bë vendin e quajtur stanet e fshatit Morin, në afërsi të malit Koritnikut, brenda parkut natyror Korab-Koritnik zonë e mbrojtur, zjarri është nën kontroll dhe po mbahet në monitorim nga sherbimi pyjor.

Vatrat e zjarrit në Selishtë, Qafë Murrë dhe Kacni të Dibrës zjarri është izoluar dhe po digjen trungje e lëndë drusore. Nga ana tjetër zjarri në Himarë në vendin e quajtur “ Përroi i Vishjës: vazhdon të jetë aktiv prej disa javësh. Zjarri nuk ka pasur zhvillim të mëtejshëm por digjen vetëm trungje dhe humus brenda vatrës. Terreni është i vështirë dhe nuk mundëson ndërhyrjen me forca./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara